Sonte tjetër seancë për zgjedhje të presidentit, Feride Rushiti e Hatixhe Hoxha kandidate

Kryeparlamentarja e Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se nga ora 20:30 është ftuar seanca e jashtëzakonshme për zgjedhje të presidentit.

Haxhiu në postim në Facebook ka shkruar se janë propozuar Feride Rushiti e Hatixhe Hoxha si kandidate për presidente.

Rushiti është drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës.

Rushiti dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ishin nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2025.

Hatixhe Hoxha është doktorantë në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës dhe është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje nga viti 2010. Ishte dy mandate deputete.

“I ftoj që të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të marrin pjesë në këtë seancë, në përputhje me obligimet e tyre kushtetuese”, ka njoftuar Haxhiu.