Monaco duket se ka vendosur të blejë përfundimisht në fund të sezonit Ansu Fati. Spanjolli ka shënuar 10 gola në seoznin e tij të parë te klubi i Principatës dhe mesa duket kaq ka mjaftuar për të vendosur për blerjen e tij përfundimtare.
Marrëveshja mes palëve është në një fazë të avancuar dhe vetëm disa detaje kontraktuale mbeten për t’u finalizuar. Katalanasit do të përfitojnë 11 milionë euro nga shitja e Ansu Fati, sipas marrëveshjes së bërë verën e kaluar.
Ky është padyshim një lajm shumë i mirë për Barcelonën, duke ditur që Ansu Fati ishte kthyer në një problem më vete dhe katalanasit më në fund duket se do të shpëtojnë nga rroga e tij e majme, duke hapur vend për nënshkrime të reja.
The post Barcelona siguron shitjen e parë të verës, 11 milionë euro në arkën e katalanasve. Ka shënuar 10 gola këtë sezon… appeared first on Telesport.








