Kryeministri Kurti, në fjalimin e tij para deputetëve të vet në seancën e Kuvendit për Presidentin, tha se opozita nuk i ka kthyer përgjigje për kandidat për President.
“Ne mund t’i kemi tre kandidatë dhe ku ka më mirë se t’i kemi tre kandidatë. Ne nuk ju tham që s’jemi bashkë, ne i tham ne ua japim nënshkrimet ndërsa ju kandidatët. Në takimet me opozitarët, unë kam përmend emra. Ata nuk përmendnin emra. Ata asnjë kandidat nuk e propozuan”, tha ai.
Ndërkohë, LDK ia ka kthyer përgjigjen Kurtit, përmes kryetarit të tyre, duke ua dhënë emrin e Vjosa Osmanit.








