Spalletti jep kushtrimin “Champions”: Tani shihet kush është i denjë për Juventusin

Luciano Spalletti, trajneri i Juventusit, komentoi për DAZN barazimin 0-0 ndaj Milanit: “Kemi vazhduar rrugëtimin tonë, por u përpoqëm ta ndërtonim lojën shumë ngadalë në pjesën e parë. Ndaj tyre duhet të jesh gjithmonë i kujdesshëm. Rreziku është kur mendon se e ke gjithçka nën kontroll, ndaj në ndërtim punuam për të shmangur kundërsulmet.

David? Kur nuk ka shumë kontakt fizik, i pastron situatat. Është lojtar që vrapon shumë dhe në aspektin e dinamizmit e presionit të jep gjithmonë rendiment. Nuk shpërthen në shpejtësi dhe nuk e kalon lehtë kundërshtarin në hapësira të ngushta, por për kombinimin me skuadrën është perfekt. Duhej më shumë densitet, sepse shpesh e lamë vetëm përpara, sidomos në pjesën e parë, por bëri ndeshje të mirë.

Vlahovic? Në pjesën e dytë, prania e tij mund të na ndihmonte, por u bashkua me grupin të premten. Edhe Yildiz hyri pak më herët, por pati vështirësi fizike. Vjen nga një dëmtim i gjatë dhe rrezikonim ta ngarkonim. Do të na ndihmojë në ndeshjet e fundit. Champions? Mund të vendoset në javën e fundit; Roma është në formë dhe Como fitoi jashtë. Kemi bërë mirë gjithë sezonin, tani duhet sforcoja e fundit. Tani shihet qartë kush është i denjë për Juventusin”.

The post Spalletti jep kushtrimin “Champions”: Tani shihet kush është i denjë për Juventusin appeared first on Telesport.