Këta janë viktimat e atentatit në Lezhë

Kreshnik Mujeci dhe Gentiana Mujeci janë viktimat e atentatit në fshatin Balldre të Lezhës.

Kreshnik Mujeci dyshohet si autor i vrasjes së shtetasit Genc Mhillaj, ngjarje e ndodhur me datë 06.10.2016, në fshatin Mali i Jushit në Shkodër.

Në ngjarjen e vitit 2016, Mhillaj është qëlluar me armë zjarri dhe ka humbur jetën. Ai ka qenë duke drejtuar një mjet kamionçinë kur ka rënë pre e këtij atentati, shkruan Euronews Albania.

Ende nuk janë bërë të ditura motivet e ngjarjes, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje. Dy viktimat e ditës së sotme u gjetën brenda një automjeti tip “Audi”.