Bradley Barcola pritet të jetë një nga largimet e mëdha te PSG, gjatë verës së ardhshme. Sulmuesi francez i cili ka shënaur 12 gola dhe ka dhënë 7 asiste këtë sezon, është i pakënaqur me trajnerin Luis Enrique, duke qenë se nuk është një titullar fiks te parizienët.
Në këtë situatë, zërat për largimin e tij gjatë verës po shtohen gjithnjë e më shumë. “L’Equipe” zbulon një nga ekipet e interesuara për sulmuesin 23-vjeçar është Man. City.
Sipas raportimit në fjalë Pep Guardiola e pëlqen shumë Barcola-n dhe e sheh atë si një profil ideal për të forcuar akoma edhe më shumë sulmin e tij. Man. City është gati të ofrojë 100 milionë euro për të bindur PSG-në.
The post I pakënaqur me Enrique-n, Man. City ka gati 100 milionë euro për sulmuesin e PSG-së appeared first on Telesport.









