Milan-Juventus, kryesfida e javës në Serie A. FORMACIONET ZYRTARE

Milan-Juventus është padyshim kryesfida e javës në Serie A, që do të luhet në “San Siro”. Tashmë të dorëzuar për titullin, Milan do të kërkojë të sigurojë zyrtarisht sa më shpejt biletën për në Champions për sezonin e ardhshëm.

I njëjti objektiv vlen edhe për Juventusin, por ndryshe nga kuqezinjtë që janë në rrugë të mbarë për këtë objektiv, bardhezinjtë rrezikojnë më shumë pasi gjenden në vendin e 4-të dhe janë në garë të fortë me Como-n dhe Romën.

Max Allegri dhe Luciano Spalletti kanë hedhur në fushë formacionet e tyre më të mira të mundshme.

Milan: Maignan; Tomori, Gabbia, Pavlovic; Saelemaekers, Fofana, Modric, Rabiot, Bartesaghi; Leao, Pulisic

Juventus: Di Gregorio; Kalulu, Bremer, Kelly; McKennie, Locatelli, Thuram, Cambiaso; Conceicao, Boga; David

The post Milan-Juventus, kryesfida e javës në Serie A. FORMACIONET ZYRTARE appeared first on Telesport.