Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se, ditën e nesërme do të ketë rritje të lehtë të temperaturave.
Në njoftim, bëhet e ditur se, temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 22 gradë, ndërsa ato minimale do të jenë mes 3 dhe 5 gradë celsius.
Postimi:
E diel (26 prill)
Mot i ngjashëm me të shtunën
, por me rritje të lehtë të temperaturave maksimale, si pasojë e forcimit të insolacionit dhe vazhdimit të kushteve të qëndrueshme.
Vranësirat do të jenë më të theksuara në zonat malore, për shkak të proceseve orografike dhe zhvillimeve të dobëta konvektive gjatë pasdites.
Temperaturat minimale: 3–5°C
Temperaturat maksimale: 19–22°C
Era: e lehtë deri mesatare, me drejtim të ndryshueshëm









