Pas 4 humbjesh rresht, Atletico Madrid është rikthyer te fitorja në La Liga, duke mundur 3-1 Athletic Bilbao, në sfidën e luajtur në “Metropolitano”, e vlefshme për javën e 33-të në La Liga.
Fillimisht ishin baskët ata që kaluan në avantazh dhe e mbyllën pjesën e parë në favorin e tyre 0-1. Aitor Paredes shënoi me kokë në minutën e 23-të, pas një krosimi të ardhur nga goditja e këndit.
Atletico Madrid përmbysi shifrat në fillim të pjesës së dytë. Fillimisht, Antoine Griezmann shënon në minutën e 49-të dhe barazon shifrat 1-1. Në minutën e 54-të, Alexander Sorloth shënon golin e dytë dhe të avantazhit, pas asistit të Alex Baena.
Në minutat shtesë, Sorloth vulos dopietën e tij dhe fitoren 3-1 për Atletico Madridin. Tani fokusi do të jetë te gjysmëfinalja e parë ndaj Arsenalit në Champions League.
The post Me mendjen tek Arsenal, Atletico Madrid rikthehet te fitorja në kampionat appeared first on Telesport.









