Juventus gati të çlirohet përfundimisht nga Thiago Motta, italiani drejt rikthimit në “punë” po në Serie A

Fiorentina ka kaluar një sezon shumë të vështirë në Serie A, duke rrezikuar seriozisht rënien në Serie B. Rreziku ende s’ka kaluar, por duket se klubi vjollcë e ka arritur objektivin kryesor për këtë sezon që ishte mbijetesa.

Në verë, Fiorentina pritet të bëjë ndryshime të shumta. Trajneri aktual Paolo Vanoli do të largohet. Kandidati kryesor për të marrë drejtimin e klubit vjollcë është Thiago Motta, i cili është i “papunë” që nga marsi i vitit 2025 kur u shkarkua nga Juventus, por vazhdon të paguhet rregullisht nga bardhezinjtë, pasi është nën kontratë me ta deri në qershorin e vitit 2027.

43-vjeçari është gati t’i japë fund pushimeve dhe të rikthehet në aksion për sezonin e ri. Ai është i preferuari kryesor i Fabio Paraticit, drejtorit sportiv të Fiorentinës. Në rast se Motta merr drejtimin e klubit vjollcë, Juventus shpëton nga detyrimet që i ka ende ish-trajnerit të tyre.

The post Juventus gati të çlirohet përfundimisht nga Thiago Motta, italiani drejt rikthimit në “punë” po në Serie A appeared first on Telesport.