Gjykata Themelore në Prishtinë vendos në favor të veteranëve, avokati Nazim Mehmeti fiton dy raste kundër ministrisë

Avokati Nazim Mehmeti fiton dy raste në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër Ministrisë së udhëhequr nga Andin Hoti.

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare i kishte refuzuar ushtarëve të UÇK njohjen e shkallës së invaliditetit për plagët e përjetuara gjatë luftës.

Me vendimet e fituara, u dëshmua se të drejtat e veteranëve – invalidve dhe luftëtarëve duhet të respektohen sipas ligjit dhe sakrificës së tyre.