Haradinaj për vdekjen e Qosjes: Kosova humbi një nga figurat më të rëndësishme të jetës akademike

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se me vdekjen e Rexhep Qosjes, Kosova humbi një nga figurat më të rëndësishme të jetës akademike.

“Përpjekjet e pandalshme të Akademik Qosja, veçanërisht në avokimin e të drejtave të shqiptarëve gjatë periudhave të vështira të okupimit, mbeten dëshmi e qartë e kontributit të tij të jashtëzakonshëm në jetën publike dhe shkencore.

Ndarja e tij nga jeta lë një boshllëk të madh në fushën akademike, por vepra, mendimi dhe trashëgimia që la pas do të mbeten përgjithmonë pjesë e kujtesës dhe historisë sonë. I përjetshëm qoftë kujtimi për akademik Rexhep Qosja”, shkruan Haradinaj.

Qosja vdiq të enjten në moshën 89-vjeçare.