Begaj për Rexhep Qosen: Iku një nga mendjet më të bukura të kulturës shqiptare

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në facebook lidhur me ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, duke shprehur më tej ngushëllimet familjarëve të akademikut.

Postimi i plotë

Një akademik i rrallë iku nga Panteoni…

Rexhep Qosja ishte një nga mendjet më të bukura të kulturës dhe mendimit shqiptar.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve dhe miqve.

Pusho në paqe, Profesor!