Ndalohet Muhamed Sejdini, ish-kryetari i FFM-së

Në një aksion të koordinuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë Publike, është ndaluar ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdini.

Sipas informacioneve fillestare, ai dyshohet për përvetësim të rreth 700.000 eurove – mjete që UEFA i kishte ndarë për Federata e Futbollit të Maqedonisë për mbështetje dhe ndërtimin e një tribune në Ohër.

Jozyrtarisht, dyshimet për keqpërdorime të mundshme janë konstatuar pas ndryshimit të drejtuesve në federatë, pas çka rasti është raportuar në institucionet kompetente.

Hetimi është në vazhdim, ndërsa deri më tani nuk ka informacione shtesë nga institucionet për rrjedhën dhe përfshirjen e procedurës.