Heshtje totale nga Donika Gërvalla për deklaratën skandaloze të Fatos Gecit

Kryetarja e Guxo, Donika Gërvalla, njëherësh ministre e Drejtësisë, nuk ka reaguar akoma lidhur me deklaratën skandaloze të deputetit të partisë së saj, Fatos Gecit, pjesë e Grupit Parlamentar të VV-së.

Edhe pse ndodhet jashtë vendit, Gërvalla nuk e ka shkruar akoma asnjë fjalë në llogaritë e saj në rrjete sociale, për qëndrimin e Gecit, ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, të cilit i ‘uroi’ burgim të përjetshëm, sikurse e mori dënimin Naim Murseli.

Ndaj deputetit reaguan pothuajse të gjithë, përfshirë shefen e GP të VV-së, Arbërie Nagavcin, kryeparlamentaren Albulena Haxhiu dhe deputetë të tjerë, edhe nga partitë opozitare, që i cilësuan sulme të rënda, përçarëse dhe të papranueshme.

Këtë deklaratë, Geci e bëri në Parlamentin e Kosovës, ku në të njëjtën seancë, ofendoi dhe përdori gjuhë seksiste ndaj nënkryetares së Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitakut.