Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari- Lila, ka reaguar menjëherë pasi Kuvendi miratoi projektligjin për Masat e Përkohshme për Produktet Themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.
Ajo, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka falënderuar deputetët e Kuvendit për mbështetjen dhe mirëpres fillimin e menjëhershëm të zbatimit të këtij ligji.
Postimi i saj i plotë:
Me 63 vota PËR, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, u miratua Ligji për Masat e Përkohshme për Produktet Themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.
Falënderoj deputetët e Kuvendit për mbështetjen dhe mirëpres fillimin e menjëhershëm të zbatimit të këtij ligji.









