S’ka kuorum, dështon mbledhja e Komisionit për Buxhet

Mbledhja e Komisionit për Buxhet ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit.

Kryesuesi i komisionit, Enver Haliti, tha se mbledhja mbetet e hapur për shkak të seancës plenare.

Të pranishëm ishin anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa munguan anëtarët e partive të tjera.

Ky ishte rendi i ditës:

  1.  Miratimi i rendit të ditës;
    2.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-021 për financimin e menaxhimit të resurseve ujore, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i ndikimit  financiar.
    3.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-022 për banim social dhe të përballueshëm, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i ndikimit  financiar;
    4.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-023 për Shtetësinë e Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i ndikimit  financiar;
    5.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-024 për lëndët plasëse, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i ndikimit  financiar;
    6.    Shqyrtimi i projektligjit nr.10/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-032 për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim, me rekomandimet e komisioneve të përhershme;
    7.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-026 për shërbimet e pagesave, me rekomandimet e komisioneve të përhershme
    8.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-027 për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i ndikimit  financiar;
    9.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-028 për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i nga aspekti i ndikimit  financiar;
    10.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-029 për provimin e maturës shtetërore, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i ndikimit  financiar
    11.    Shqyrtimi i Projektligjit  nr.10/L-030 për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i ndikimit  financiar;
    12.    Të ndryshme.