Spalletti, çfarë transformimi te Juventusi! Gola, mbrojtje dhe grup i bashkuar drejt Champions-it

Revolucioni te Juventusi ka marrë formë me Luciano Spalletti, i cili ka ndërtuar një skuadër që kërkon stabilitet dhe vetëdije. Pas 6 muajsh, rruga është e qartë; pa mbrojtje nuk ka sukses. Bremer me shokë e kanë përmirësuar ndjeshëm mbrojtjen, duke pësuar vetëm një gol në 6 ndeshjet e fundit.

Juventusi po fiton vazhdimësi dhe rezultatet e fundit tregojnë rritje të madhe. Në 5 javët nga 7 marsi, Spalletti ka marrë më shumë pikë se Como, Roma, Napoli dhe Milan i Allegrit. Fitorja 2-0 ndaj Bologna tregoi pjekurinë e bardhezinjve.

Skuadra ka identitet dhe besim mes trajnerit e lojtarëve. Locatelli dhe të tjerët ndjekin sistemin me disiplinë, duke ruajtur ekuilibrin mes cilësisë dhe kujdesit defensiv. Juventusi ndodhet shumë pranë zonës Champions, objektiv që do të përcaktojë edhe merkaton e verës.

Spalletti ka mesatarisht 2 pikë për ndeshje dhe renditet pas Interit në këtë drejtim, në nivel me Milanin. Juventusi ka rritur ritmin dhe synon rikthimin në majë, me Champions League si çelës për të ardhmen e projektit.

The post Spalletti, çfarë transformimi te Juventusi! Gola, mbrojtje dhe grup i bashkuar drejt Champions-it appeared first on Telesport.