Burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Asnjë prej të akuzuarve nuk ishin të pranishëm, ndërsa aty gjenden familjarët e viktimës.

Liridona Ademaj ishte vrarë më 29.11.2023 në rrugën “Dalip Alshiqi” në fshatin Bërnicë të Prishtinës.