Reali synon Olise? Drejtori i Bayernit: “Zëra të tillë na gudulisin…” Për Neuer: “Do të njoftojmë diçka”

Bayern Munich po përjeton një fund sezoni intensiv, mes merkatos dhe objektivave në fushë, pasi ka fituar titullin e 35-të në Bundesliga dhe synon Kupën e Gjermanisë e Champions League. Një nga temat kryesore është e ardhmja e Manuel Neuer, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor dhe ende nuk është rinovuar.

Drejtori sportiv Max Eberl u shpreh në konferencë: “Nuk ka asgjë të planifikuar për momentin. Ndeshja e së mërkurës është më e rëndësishmja”, duke iu referuar gjysmëfinales së Kupës së Gjermanisë ndaj Bayer Leverkusen. Ai shtoi: “Për Neuer do të njoftojmë diçka në kohën e duhur”.

Ndërkohë, qarkullojnë zëra mbi interesimin e Real Madridit për Michael Olise, i cili po shkëlqen këtë sezon me 18 gola dhe 29 asistime në 44 ndeshje. Kontrata e tij zgjat deri më 2029 dhe klubi mbetet i qetë. Eberl theksoi: “Gjithçka që ndodh rreth nesh na gudulis… Jemi shumë të lumtur që flitet kaq pozitivisht për të”.

The post Reali synon Olise? Drejtori i Bayernit: “Zëra të tillë na gudulisin…” Për Neuer: “Do të njoftojmë diçka” appeared first on Telesport.