PSG do të rikthejë në La Liga futbollistin që i “vodhi” Barcelonës gjatë merkatos së janarit

Një nga lëvizjet më të befasueshme të merkatos së fundit të janarit ishte padyshim transferimi i Dro Fernandez nga Barcelona te PSG për 10 milionë euro, bashkë me bonuset. I konsideruar si një lojtar me të ardhme të madhe, por i pakënaqur me minutat e pakta te katalanasit, 18-vjeçari spanjoll zgjodhi të transferohet te PSG.

Ashtu siç dhe pritej, Fernandez nuk po gjen shumë hapësira te parizienët, sidomos në këtë pjesë vendimtare të sezonit. Duke qenë se i mungon ende përvoja e nevojshme për të qenë pjesë e ekipit të parë, PSG do të rikthejë lojtarin në verë në Spanjë, ku do të huazohet pa të drejtë blerje te Villarreal.

Klubi parizien ka besim të plotë te potenciali dhe aftësitë e Dro Fernandez dhe nuk dëshiron ta humbë atë, ndaj do të huazohet për të pasur mundësinë për të qenë titullar dhe të fitojë eksperiencën e duhur.

The post PSG do të rikthejë në La Liga futbollistin që i “vodhi” Barcelonës gjatë merkatos së janarit appeared first on Telesport.