Tottenham po përjeton sezonin më të vështirë në historinë e tij në Premier League, duke nisur që nga viti 1992 kur filloi formati i tanishëm. Klubi i drejtuar nga Roberto De Zerbi renditet në vendin e 18-të me 31 pikë dhe aktualisht me këtë pozicion renditje shkon në Championship, kur duhen edhe pesë javë nga fundi i sezonit.
Në rast se klubi londinez nuk do të qëndrojë dot në elitë për sezonin e ri, atëherë në verë do të largohen shumë nga yjet e ekipit. Ndër të parët që do të largohet është padyshim Xavi Simons, i transferuar verën e kaluar për 65 milionë euro nga Leipzig. Holandezi ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 7 asiste gjatë këtij sezoni.
Mediet angleze bëjnë me dije se Xavi Simons do të largohet për një çmim qesharak në krahasim me atë që u pagua për të, nëse Tottenham përfundon në Championship. Holandezi do të largohet për vlerën 30 milionë euro, një shifër që mund të paguhet nga të gjitha klubet e mëdha dhe jo vetëm. Pavarësisht krizës që ka shfaqur Tottenham këtë sezon, interesi për Xavi Simons është shumë i madh nga klubet e tjera.
Ndaj, klubi londinez është i detyruar të qëndrojë në elitë, ndryshe do të ketë pasoja të tmerrshme, ku do të largohet më shumë se gjysma e ekipit aktual.
The post Nëse Tottenham përfundon në Championship, Xavi Simons do të largohet për një çmim qesharak appeared first on Telesport.








