Për herë të tretë dështon mbledhja e KGJK-së për shkak të kuorumit

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka dështuar përsëri sot, e hënë.

Mbledhja ka dështuar për shkak se ka munguar njëri anëtar.

Në këtë mbledhje ishte paraparë të zgjidhet kryesuesi i ri i KGjK-së.

Arjeta Sadiku, zëvendëskryetare e KGJK-së e mbylli takimin në mos prezencë të Besnik Bislimaj.

“Kemi pranuar një email nga gjyqtari Besnik Bislimaj i cili nuk mund të marrë pjesë deri më 24 Prill, për shkaqe shëndetësore nuk mund të marrë pjesë në asnjë aktivitet, andaj që edhe mbledhja e sotme nuk mund të mbahet. Kështu që për këtë javë nuk do të ketë mbledhje të Këshillit.

A ka dikush diçka me e diskutu? Nëse jo, atëherë e konsideroj të mbyllur këtë takim. Faleminderit për prezencën”, ka deklaruar ajo. /RTVD