Dëmtimi i Vitinha krijon panik te PSG, rrezikon të mungojë ndaj Bayern, klubi monitoron gjendjen

Humbja 2-1 në fushën e tij ndaj Lyon ka prishur së tepërmi planet e PSG, që tani ka vetëm një pikë epërsi ndaj Lens. Por, mbi të gjitha, ka sjellë dëmtimin e Vitinha, që doli nga fusha në minutën ne 39-të për shkak dëmtimi.

Mesfushori portugez u dëmtua pasi u rrëzua keq gjatë një dueli ajror me Endrick. Vitinha ra keq në kyçin e këmbës së djathtë, e vazhdoi lojën për disa minuta dhe më pas u zëvendësua nga trajneri Luis Enrique.

Trajneri i kampionëve në fuqi të Francës ka zbuluar disa shenja shqetësimi në lidhje me gjendjen e Vitinha: “Nuk ka asgjë pozitive kur zëvendëson një lojtar pas një lëvizjeje disi të rrezikshme.”

“Duhet të presim për testet dhe do ta shohim”, shtoi trajneri, me klubin që do të monitorojë progresin e dëmtimit të tij në ditët në vijim. Ndërkohë që, pas 9 ditësh është gjysmëfinalja e parë në Champions kundër Bayern Munich.

Vitinha do t’i nënshtrohet testeve mjekësore sot dhe nesër. Ai ka humbur vetëm dy ndeshje për Parisin deri më tani këtë sezon, një dëshmi se sa thelbësor është ai për ekipin.

The post Dëmtimi i Vitinha krijon panik te PSG, rrezikon të mungojë ndaj Bayern, klubi monitoron gjendjen appeared first on Telesport.