“Është një ndjenjë fantastike. Gjëja më e rëndësishme ishte të ndihmoja ekipin të ambientohej dhe të ndihej më i sigurt. E dinim para ndeshjes se do të ishte një ndeshje e vështirë, shumë e vështirë dhe jam i lumtur që arritëm ta fitonim.”
Këto ishin fjalët e Mohamed Salah, sulmuesit të Liverpool pas fitores 2-1 në derbin ndaj Everton. Ky ishte triumfi i parë zyrtar i “reds” në stadiumin e ri Hill Dickinson, që erdhi falë një goli të Van Dijk në minutat shtesë të takimit.
Salah, më pas preku temën e ndeshjeve të tij të pakta të mbetura (5) si lojtar i Liverpool. Lojtari egjiptian do t’i japë lamtumirën klubit anglez pas një mbretërimi nëntëvjeçar të ndërtuar në Anfield dhe 257 golave në total për klubin.
“Shpresoj vetëm të vazhdoj të shënoj dhe të ndihmoj ekipin të arrijë në Champions league këtë sezon. Shpresoj t’i them lamtumirë të gjithëve në mënyrën e duhur, duke arritur diçka konkrete“, shtoi Salah.
The post Salah: Shpresoj të largohem nga Liverpool në mënyrën e duhur, me një vend në Champions appeared first on Telesport.









