“Spalletti është një gjeni, i përmirëson skuadrat e tij. Yildiz, i destinuar të rritet edhe më shumë”

Trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella, ishte i ftuar në “Sky Sport” pas Juventus-Bologna dhe foli për Juventusin, Kenan Yildiz, Luciano Spalletti dhe punën e tij me kombëtaren turke.

Për Spalletti tha: “Është një trajner që shpik, studion, përpunon, skuadrat e tij gjithmonë luajnë mirë. Është një gjeni”. Për Yildiz në pankinë, Montella u shpreh se është i lumtur kur lojtarët janë mirë dhe pa rrezik, duke preferuar kujdesin në menaxhim.

Për Turqinë, ai theksoi mungesën e një sulmuesi tipik “numër 9”, duke u mbështetur te shpejtësia dhe talenti në sulm. Për Yildiz shtoi: “Është një lojtar me mentalitet, gjithmonë dëshiron të përmirësohet… Është i destinuar të rritet edhe më shumë. Preferon krahun e majtë, ku është shkatërrues në duelet 1 kundër 1”.

Montella vlerësoi edhe Arda Güler, duke theksuar përmirësimin e tij të fundit: “Është një lojtar që ka talent natyral, por ja që në ndeshjet e fundit kam parë edhe një transformim në mënyrën e tij të lojës. I kam bërë edhe komplimente”.

Për rolin e Yildiz në kombëtare: “I pëlqen të luajë aty majtas, por duhet të angazhohet edhe më brenda. Më pëlqen që të qëndrojë pak më i hapur, sepse kështu ka më shumë mundësi. Duhet të lëvizë në çdo zonë. Ai preferon gjithmonë krahun e majtë dhe aty është shkatërrues, sepse mund të driblojë edhe një mbrojtës të tretë”.

The post “Spalletti është një gjeni, i përmirëson skuadrat e tij. Yildiz, i destinuar të rritet edhe më shumë” appeared first on Telesport.