Humbja e papritur 2-1 në fushën e Hoffenheim për Borussia Dortmund, shoqëruar me fitoren e Bayern Munich, që i dha titullin skuadrës bavareze, ka mbyllur para kohe garën për titullin kampion në Bundesliga.
Trajneri i Borussia, Niko Kovac, nuk e fsheh zhgënjimin si për rezultatin ashtu dhe për mbylljen e parakohshme të rezultatit: “E pamë Hoffenheimn të dominonte qartë në pjesën e parë; nuk ishim në lojë”.
“E humbëm topin shumë lehtë. Nuk krijuam mjaftueshëm raste sulmuese dhe më pas u dëmtuam nga një penallti në shtesë. Mënyra e penalltisë ndoshta nuk është e rëndësishme. Në pjesën e dytë, luajtëm shumë më mirë”, tha Kovac.
“Është turp për ne, por jo e pamerituar si humbje, pasi i dhamë mundësi Bayern të fitojë titullin, për të cilin shpresuam gjatë. Gabimet e këtij sezoni të na shërbejnë si mësim për të ardhmen”, tha Kovac.
The post Kovac: Humbja jonë i dha mundësi Bayern të festojë titullin, gabimet të na shërbejnë si mësim appeared first on Telesport.









