Trump: Përfaqësuesit amerikanë nisen për në Pakistan për bisedime me Iranin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar të dielën se përfaqësuesit amerikanë kanë udhëtuar për në Islamabad të Pakistanit, për negociata me Iranin.

Ai ka akuzuar Teheranin për shkelje të një marrëveshjeje armëpushimi në Ngushticën e Hormuzit.

“Irani vendosi të qëllojë me plumba dje në Ngushticën e Hormuzit – Një shkelje totale e Marrëveshjes sonë të Armëpushimit! Shumë prej tyre kishin për qëllim një Anije Franceze dhe një Anije Ngarkuese nga Mbretëria e Bashkuar. Kjo nuk ishte mirë, apo jo? Përfaqësuesit e mi po shkojnë në Islamabad, Pakistan – Ata do të jenë atje nesër në mbrëmje, për negociata”, ka thënë Trump në një postim në Truth Social.

Ai ka thënë se SHBA-ja nuk humbet asgjë nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit.

Trump ka shtuar se SHBA-ja ka paraqitur një marrëveshje shumë të drejt dhe të arsyeshme, duke lëshuar një paralajmërim të ashpër nëse negociata dështojnë.

“Ne po ofrojmë një marrëveshje shumë të drejtë dhe të arsyeshme, dhe shpresoj që ata ta pranojnë atë sepse, nëse nuk e bëjnë, Shtetet e Bashkuara do të rrëzojnë çdo termocentral dhe çdo urë në Iran. jo më z. djali i mirë!”, ka thënë Trump. /Klankosova.tv