Gjashtë të arrestuar për përleshjen brutale në Vushtrri

Një përleshje e rëndë ka ndodhur sonte në një nga kafiterit në qytetin e Vushtrrisë, ku të përfshirë kanë qenë një grup personash.

Lidhur me rastin është deklaruar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.

Ky i fundit, ka bërë të ditur se për shkak të rastit, janë arrestuar gjashtë persona.

‘’Lidhur me përleshjen e raportuar rreth orës 20:00 në Vushtrri, policia ka arrestuar gjashtë persona   të përfshirë ne rast, ndaj të cilëve po zhvillohen procedurat e intervistimit.’’, ka thënë ai.