Luçiano Boçi përplaset me policinë: Na sulmuan fizikisht pa motivacion

Deputeti i PD Luçiano Boçi ka deklaruar gjatë protestës së PD-së se opozita është sulmuar nga policia fizikisht duke hedhur spraj djegës.

“Këta sulmuan deputetët pa motivacion sepse përdoren për 500 mijë lekë. Edhe gazetetarët kanë sulmuar dhe kjo është poshtërsi. Shpesh i mbrojmë këto dhe flasim për rrogat e tyre dhe rolin etyre dhe ja ku janë kundër qytetarëve dhe deputetëve të PD.

Qytetarët këtu janë për dinjitet, sepse PD po vjen për ju dhe fëmijët tuaj. Turp të keni. Secili prej jush është fajtor bashkë me drejtuesit tuaj. Njerëz të poshtër. Ishte sulm fizik direkt i organizuar dhe i projektuar kundër njerëzve dhe gazetarëve. Ka ardh drejtues i ri dhe kush vjen bëhet më agresiv”, tha Boçi.

Pas fjalimit Boçi është prekur nga gazi lotsjellës dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.