Trazira në Tiranë pas protestës së Sali Berishës

Ka nisur prej orës 19:00 protesta kombëtare e PD-së, teksa protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbërriti fillimisht në selinë blu, e pas një takimi me strukturat, marshoi në këmbë drejt Kryeministrisë. Ndërkohë, 1500 forca policie nga të gjitha strukturat janë në gatishmëri për protestën, për të cilën PD ka kërkuar tre orë leje.

Ndryshe nga protestat e shkuara, këtë herë do të rikthehen fjalimet në protestë, ndërsa pas tyre dhe të nisë ‘aksioni’ opozitar. Menjëherë pas fjalës së Berishës, nisi hedhja e molotovëve. Nga kundërpërgjigja e policisë me gaz lotsjellës, mbetën të lënduar Flamur Noka, Aulon Kalaja dhe Luciano Boçi.

Pas deputetit Flamur Noka dhe aktivistit Aulon Kalaja, edhe deputeti Luçiano Boçi është ndjerë keq gjatë protestës.

Menjëherë pas mbylljes së fjalimit të Sali Berishës para Kryeministrisë filluan trazirat. Pas hedhjes së disa molotovëve drejt Kryeministrisë policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar në flagrancë disa persona.