Mungon goli në “Emirates”, por Arsenal shkon në gjysmëfinale. Bayern nxjerr jashtë loje Realin (video)

Arsenal dhe Bayern janë dy gjysmëfinalistët e fundit të këtij sezoni në Champions League. “Topçinjtë” kanë barazuar pa gola ndaj Sporting Lisbon në ndeshjen e kthimit dhe falë fitores 0-1 në ndeshjen e parë, sigurojnë biletën për në gjysmëfinale, ku do të përballen me Atletico Madridin.

Një ndeshje e mërzitshme kjo e sotmja, ku rastet ishin me pikatore. Rasti i parë i rrezikshëm ishte në minutën e 41-të, ku goditja e Geny Catamo, anësorit të Sporting, u përplas në shtyllën e majtë.

Rasti i dytë i rrezikshëm ishte në minutën e 84-të, ku goditja me kokë e Leandro Trossard përplaset në shtyllë. Sfida mbyllet 0-0, nis festa në “Emirates”.

Ashtu siç edhe pritej, Bayern Munich dhe Real Madrid kanë dhuruar spektakël në ndeshjen e kthimit në “Allianz Arena”, aty ku bavarezët fituan në fund 4-3. Bayern fiton me rezultatin e përgjithshëm 6-4 dhe shkon në gjysmëfinale ku do të përballet me PSG-në.

Pjesa e parë ishte fantastike, me 5 gola të shënuar. Dopietë e Arda Guler dhe goli i Kylian Mbappe për Realin, ndërsa për Bayern shënuan Aleksandar Pavlovic dhe Harry Kane.

Pjesa e dytë ishte po ashtu shumë e bukur, ku fundi ishte shumë dramatik. Ishte Luis Diaz që barazoi shifrat në minutën e 89-të me një gol spektakolar nga kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutat shtesë, Michael Olise vulos fitoren 4-3 për Bayern, falë golit të tij.

SHIKOGOLAT

The post Mungon goli në “Emirates”, por Arsenal shkon në gjysmëfinale. Bayern nxjerr jashtë loje Realin (video) appeared first on Telesport.