Duke qenë se tashmë është zyrtare që Bernardo Silva do të largohet në fund të këtij sezoni nga Manchester City, pas plot 9 vitesh, Pep Guardiola e ka identifikuar pasardhësin ideal të portugezit.
“Sky Sports Germany” zbulon se Guardiola ka zgjedhur Ibrahim Maza, 20-vjeçarin algjerian të Bayer Leverkusen, i cili luan si mesfushor sulmues dhe konsiderohet si një lojtar me të ardhme të madhe, duke parë moshën e tij të re.
I transferuar për 12 milionë euro verën e kaluar nga Hertha Berlin te Leverkusen, Maza është përshtatur më së miri në sezonin e tij të parë tek “Aspirinat”, duke tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve të mëdha, mes tyre edhe të Man. City.
Vlera në treg e algjerianit llogaritet te 40 milionë euro nëse i referohemi Transfermarkt. Kjo pritet të jetë edhe shifra që City do të paguajë për kartonin e tij te Leverkusen
The post Guardiola nuk humb kohë, gjen në Bundesligë zëvendësuesin ideal të Bernardo Silva appeared first on Telesport.









