Vedat Muriqi është padyshim njeriu i momentit te Mallorca. Sulmuesi i Kosovës shënoi dy gola në fitoren e fundit 3-0 ndaj Ray Vallecano, duke arritur në shifrën e 21 golave këtë sezon, dy më pak se Kylian Mbappe, i cili kryeson renditjen e golashënuesve.
Me dopietën e shënuar në fundjavën e kaluar, Muriqi ka vendosur një rekord historik te Mallorca, duke parakaluar legjendën Samuel Eto’o. Kamerunasi ishte golashënuesi më i mirë në historinë e Mallorca-s në La Liga me 54 gola të shënuar, ndërsa tani Muriqi numëron 55 gola dhe ka mundësi ta çojë më tej këtë shifër.
Ditën e sotme, Muriqi ka marrë një videomesazh nga Samuel Eto’o, i cili e uron për thyerjen e rekordit të tij dhe i uron suksese të tjera në vijim. Një mesazh shumë i bukur dhe domethënës nga një legjendë si Samuel Eto’o. Muriqi nuk e fsheh dot lumturinë dhe emocionet.
The post Muriqi i theu rekordin, Eto’o befason sulmuesin dardan me këtë videomesazh appeared first on Telesport.









