“Termokos”-i përfundon sezonin ngrohës

Ndërmarrja Publike “Termokos” ka marrë vendim që sot të përmbyllë sezonin ngrohës 2025/2026, pas plot 191 ditë furnizimi me ngrohje për mbi 25 mijë konsumatorë.

Ky vendim, sipas njoftimit për media, është në harmoni të plotë me Rregulloren e ZRrE-së për furnizim me energji si dhe bazuar në parashikimet meteorologjike për ditët në vijim.

“Termokos”-i tha se ky sezon ngrohës ka shënuar një nga sezonet ngrohëse më të gjata dhe më të suksesshme në historinë e ndërmarrjes.

Ndërmarrja tha po ashtu se për herë të parë, furnizimi me ngrohje ka filluar 8 ditë para afatit të zakonshëm dhe është zhvilluar pas asnjë ditë ndërprerje.

U tha po ashtu se gjatë këtij sezoni janë prodhuar 338.902 MWh energji termike, “duke garantuar furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor për konsumatorët”.

“Falë përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve dhe aplikimit të metodës së faturimit sipas konsumit, mbi 60 për qind e konsumatorëve kanë përfituar fatura më të ulëta. Si rezultat i kësaj performance dhe cilësisë së ngrohjes është shënuar edhe një rënie e dukshme e numrit të ankesave, me 70 për qind më pak krahasuar me sezonin e kaluar”, tha Ndërmarrja Publike “Termokos”.