Dalin pensionet e moshës dhe kontribuuese

Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare ka njoftuar të gjithë pensionistët se sot është bërë alokimi i pensioneve për pensionistët e moshës dhe atyre kontribuues.

Sipas njoftimit nga kjo Ministri, numri i përfituesve të pensioneve bazike dhe kontribuuese është 272.023.

Po ashtu, Minitria, sipas njoftimit, ka bërë alokimin e pensioneve edhe për skemat e invalidëve të luftës dhe viktimave civile, gjithsej 14.279 pensionistë.

“Të gjithë përfituesit e pensioneve, që nga pasditja e sotme mund t’i tërheqin në bankomatet më të afërme apo përmes familjarëve të autorizuar”, përmbyllet njoftimi.