Moviola, flet ish-arbitri: Pavarësisht nëse kishte apo jo qëllim, ishte penallti për Barcelonën

Ish-arbitri Juan Andújar Oliver, moviolist në “Onda Cero”, u shpreh pa hezitim për episodin mes Fermín López dhe Juan Musso, ku lojtari i Barcelonës përfundoi i gjakosur pas takës në fytyrë të portierit argjentinas: “Pavarësisht nëse Musso kishte apo jo qëllim të keq për ta goditur, ajo ishte penallti. Portieri i Atlético Madridit shkon me taka përpara dhe godet Fermín”.

Barcelona e kontestoi aksionin, por as arbitri kryesor Turpin dhe as ndihmësit e VAR-it nuk panë asgjë të dënueshme si penallti në ndërhyrjen e portierit të Atlético Madridit. Pavarësisht pamjes së rëndë dhe gjakderdhjes, Fermín arriti ta vazhdonte lojën pas goditjes që mori nga Musso.

Raphinha, i cili udhëtoi me ekipin në “Metropolitano” për të mbështetur shokët në përpjekjen për përmbysje, u shfaq i revoltuar me arbitrimin pas eliminimit nga Champions League: “Ishte një ndeshje e vjedhur, arbitrimi shumë i dobët. Vendimet që morën ishin të pabesueshme”.

Në të njëjtën linjë, braziliani, jashtë loje për shkak dëmtimi, kritikoi ashpërsinë e skuadrës së Simeones: “Atlético bëri nuk e di sa faulle dhe nuk mori asnjë karton të verdhë. Dua të kuptoj nëse kishte vërtet frikë që Barcelona mund të fitonte”.

 

The post Moviola, flet ish-arbitri: Pavarësisht nëse kishte apo jo qëllim, ishte penallti për Barcelonën appeared first on Telesport.