De Laurentiis hedh idenë e një Superkampionati me më të mirët e 5 ligave kryesore të Europës

Aurelio De Laurentiis, presidenti i Napolit, në një intervistë për “The Athletic” foli mbi zhvillimin e futbollit dhe propozoi një ide të re për garat europiane.

Për të ardhmen e kupave: “Le të marrim skuadrat më të rëndësishme të Italisë, Spanjës, Francës, Gjermanisë dhe Anglisë… Duhet të krijojnë jo një Superligë, por një Superkampionat”.

Ai shpjegoi se nuk ishte dakord me kriteret e përzgjedhjes me ftesë të projektit të Real Madridit dhe presidentit Florentino Pérez. Ideja e tij është një kampionat europian gjatë gjithë sezonit, jo alternativë ndaj Champions League.

“Franca ka 3 skuadra të mëdha, Gjermania 4, Italia 5 (Juventus, Inter, Milan, Napoli dhe Roma), Anglia 5 dhe Spanja 4. T’i bashkojmë në një superkampionat dhe krijohet garë e mrekullueshme”.

The post De Laurentiis hedh idenë e një Superkampionati me më të mirët e 5 ligave kryesore të Europës appeared first on Telesport.