Tahiri ironizon me Qorrollin që u ngrit në këmbë gjatë largimit të Gërvallës

Sot ka mbajtur mbledhje Komisioni për Legjislacion, ku e pranishme ka qenë edhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Kur kjo e fundit është larguar nga mbledhja e komisionit, deputeti i Vetëvendosjes, Vigan Qorrolli, është ngritur në këmbë.

Me këtë veprim të Qorrollit, ka ironizuar deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, i cili ka thënë se ‘’duhet me çu në këmbë, se me bo mos me u çu në këmbë të vrasin atje’’.