Komisioni për Legjislacion miratoi në lexim të parë Projektligjin për Byronë për Konfiskimin dhe Sekuestrimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Ministrja Donika Gërvalla e quajti ligjin “mekanizëm kyç në luftën kundër korrupsionit”.
Ajo tha se vendoset “një standard i qartë” kundër pasurisë së paligjshme.
Sipas saj, “qeverisja e përgjegjshme dhe transparenca nuk janë opsionale”.
Gërvalla pretedon se Byroja është “garanci për drejtësi, integritet dhe besim”.
Ajo tha më tej se “Byroja nuk konfiskon”, por mbledh dhe analizon të dhëna.
“Vendimi për konfiskim merret nga gjykata”, shtoi ajo.
Ministrja tha se procedurat bazohen në “informata të besueshme” dhe fokusohen te mospërputhjet financiare.
Ajo u shpreh se ligji garanton të drejtat procedurale të palëve.
Në fund, bëri thirrje për mbështetje, duke thënë se “nuk do të ketë tolerancë ndaj pasurisë së paligjshme”.









