Yamal: Jap gjithçka për këtë stemë, ja pse besoj te përmbysja ndaj Atletico Madridit

Lamine Yamal (18 vjeç) foli nga “Metropolitano” i qetë para sfidës ku Barcelona synon përmbysjen e 2-0 ndaj Atlético Madridit: “Besoj se jemi një ekip i ri, shumë ‘culé’ dhe e kemi treguar shpesh. Duhet të bëjmë atë që kemi bërë gjithë sezonin; të luftojmë për këtë stemë. Kemi shumë dëshirë për gjysmëfinalen dhe do të japim gjithçka”.

Mbi presionin: “Për fat jam te Barça, me lojtarë cilësorë dhe veteranë të klasit botëror. Nuk varet gjithçka nga unë, edhe nëse do të ndodhte, nuk do më shqetësonte. Kemi shumë lojtarë që mund ta përmbysin ndeshjen”.

Për formën: “Ndihem shumë mirë dhe i motivuar për të bërë diferencën”. Ai bëri humor me Diego Simeone: “Shpresoj të më japë një situatë një kundër një…” Mbi dëmtimin: “Në fillim u dyshua për mua për shkak të pubalgjisë, por këto janë momentet kur dalin në pah lojtarët e vërtetë”.

 

The post Yamal: Jap gjithçka për këtë stemë, ja pse besoj te përmbysja ndaj Atletico Madridit appeared first on Telesport.