Roberto Mancini triumfon edhe në Katar, në 6 muaj i jep titullin skuadrës së Al Sadd

Ardhja e trajnerit Roberto Mancini në stolin e skuadrës së Al Sadd ishte një triumf i menjëhershëm. Ekipi i Katarit fitoi titullin kampion për herë të 19-të në historinë e tij, titullin e tyre të tretë radhazi në kampionat.

Ky sukses erdhi falë humbjes së rivalëve të tyre të drejtpërdrejtë, Shamal, kundër Qatar SC. Ky rezultat i jep matematikisht titullin skuadrës së trajnerit Roberto Mancini edhe pse kanë ende një ndeshje për të luajtur në kampionat.

Mancini, 61 vjeç, ka qenë në krye të ekipit të Katarit që nga nëntori, kur skuadra nuk ishte në pozita të mira. Në 12 ndeshjet e tij, ata kanë regjistruar nëntë fitore, një barazim dhe dy humbje, duke dalë në krye të Ligës.

Trajneri Roberto Mancini mund të mburret se ka fituar trofe në 4 kampionate të ndryshme si trajner: Itali (Fiorentina, Lazio dhe Inter), Angli (Manchester City), Turqi (Gallatasaraj) dhe Katar (Al Sadd).

The post Roberto Mancini triumfon edhe në Katar, në 6 muaj i jep titullin skuadrës së Al Sadd appeared first on Telesport.