Como befason Interin me dy gola, Thuram rikthen zikaltrit në lojë (video)

Pjesa e parë në Como-Inter është mbyllur 2-1 për vendasit, në sfidën që po luhet në “Giuseppe Sinigaglia” dhe është e vlefshme për javën e 32-të në Serie A.

Minutat e para ishin të qeta për të dy ekipet dhe pa ndonjë rast konkret. Rasti i parë ishte në minutën e 35-të, aty ku u zhbllokua dhe rezultati. Pas një kundërsulmi të shpejtë dhe tentativës së parë të Nico Paz, goditja e të cilit u ndal nga Yann Sommer, ishte mbrojtësi anësor Alex Valle që ndoqi aksionin deri në fund dhe dërgoi topin në rrjetë. SHIKOGOLIN

Në minutën e 45-të, pas një kundërsulmi të shpejtë që nisi me topin e gjatë të portierit Jean Butez, ishte Nivo Paz, i cili pasi depërtoi bukur në zonë, shënoi golin e dytë për Como-n. SHIKOGOLIN

Në minutën e fundit shtesë, Inter ngushton shifrat me golin e shënuar nga Marcus Thuram. Pas krosimit të Nicola Barella dhe pasi fitoi duelin me belgun, Ignace Van der Brempt, Thuram dërgoi topin në rrjetë. SHIKOGOLIN

The post Como befason Interin me dy gola, Thuram rikthen zikaltrit në lojë (video) appeared first on Telesport.