Të martën në “Metropolitano”, do të luhet ndeshja e kthimit me Atletico Madridit dhe Barcelonës, për të përcaktuar se cili ekip do të shkojë në gjysmëfinalet e Champions League.
“Colchoneros” vijnë me një avantazh të dyfishtë 0-2 nga ndeshja e parë në “Camp Nou”, megjithatë kualifikimi është ende i hapur. Trajneri i Atletico Madridit, ka paralajmëruar Barcelonën se e ka tashmë të vendosur në mendjen e tij planin që do të zbatojë për këtë ndeshje.
“Kam një plan dhe nuk do ta ndryshoj mendjen për të”, tha shkurt Simeone. Një përgjigje që të lë të nënkuptosh që Atletico do të “parkojë” autobuzin që nga minuta e parë dhe Barcelona do ta ketë shumë të vështirë të depërtojë.
The post “Kam një plan dhe nuk do ta ndryshoj mendjen”, Diego Simeone paralajmëron Barcelonën për ndeshjen e kthimit appeared first on Telesport.









