Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se Albin Kurti është duke u bërë gati për zgjedhje dhe se për këtë shkak është duke bërë përpjekje që të miratojë ligje me afate të përshpejtuara.
Ajo ka thënë se pushteti po bën përpjekje të miratojë ligje me shmangie.
Postimi i saj:
Albin Kurti po na qon në zgjedhje.
Kjo është arsyeja pse po don me i kalu ligjet me afate të përshpejtume. Albini po don me kry punë me Kuvend dhe mandej me qeverisë pa Kuvend dhe pa mbikëqyrje.
Prej dhjetorit të vitit 2024 s’ka pasë Kuvend funksional. Tash me kalu ligje me shmangie.
Pse këto urgjenca?
Urgjencë me ba ligje që s’mund të zbatohen kurrë.









