Buzhala flet pas largimit nga “GUXO”, thotë se i është ofruar edhe një post ‘i rëndësishëm’ në Qeveri

Ish-kandidati për deputet në listën Guxo, Viktor Buzhala, është deklaruar për herë të parë pas njoftimit për dorëheqjen e tij nga lista e drejtuar nga Donika Gërvalla e Faton Peci.

I ftuar në “Pressing” të T7, Buzhala ka thënë se ka dhënë dorëheqje sepse nuk sheh të ardhme në të.

Ai ka thënë se këtë parti nga jashtë do ta marrë Vjosa Osmani.

“I kam parë disa komunikime se pas disa ditës mund ta marrë partinë nga jashtë Vjosa Osmani. I kam parë disa komunikime”, ka deklaruar ai.

Buzhala ka bërë të ditur se atij i është ofruar posti i zëvendësministrit, por që e ka refuzuar.

“Unë kam qenë i propozuar për zëvendësminsitër dhe kam qenë i pari, mirëpo kjo nuk më ka plotësu. Nga pozita e zëvendësminsitrit jam tërhequr para 10 ditëve, ai angazhim nuk ndodhi”, ka thënë ai.