Po shkëlqen në sezonin e tij të parë në PL, 22-vjeçari ka një ëndërr të madhe: të rikthehet te Barcelona

Xavi Simons po shkëlqen në sezonin e tij të parë në Premier League me fanellën e Tottenham, aty ku u transferua verën e kaluar për 65 milionë euro nga Leipzig.

22-vjeçari i cili ka dalë nga akademia e Barcelonës dhe më pas u transferua te PSG, PSV dhe Leipzig, dëshiron të rikthehet te katalanasit pavarësisht se ka nënshkruar me klubin londinez deri në vitin 2030.

Megjithatë, rikthimi i Xavi Simons te Barcelona, aktualisht është duket i pamundur. Së pari katalanasit nuk janë në gjendje të paguajë shifrën që do të kërkohet nga Tottenham, që me siguri do të jetë mbi 60 milionë euro dhe së dyti holandezi do ta kishte të vështirë të gjendte një vend titullari te katalanasit, duke ditur që ata kanë disa lojtarë në pozicionet që ai mbulon si mesfushor me tipare sulmues ose si anësor. Në rast se lojtari shkëlqen me kombëtaren holandeze në Botëror, nuk përjashtohet mundësia e një largimi të shpejtë vetëm pas një sezoni nga Tottenham, por rikthimi te Barcelona duket shumë i vështirë për të ndodhur në verë.

The post Po shkëlqen në sezonin e tij të parë në PL, 22-vjeçari ka një ëndërr të madhe: të rikthehet te Barcelona appeared first on Telesport.