Analisti politik Visar Ymeri e ka quajtur si veprim te kundërligjshëm, marrëveshjes e arritur ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për zbatimin e Ligji për të Huajt me masa shtesë.
Reagimi i tij vjen pasi kryeministri Albin Kurti, pas takimit me emisarin e BE-së për dialogun, Peter Sorensen, njoftoi për lehtësira të përkohshme në zbatimin e ligjit, përfshirë njohjen e dokumenteve dhe pajisjen me leje qëndrimi për pjesëtarë të komunitetit serb.
Sipas Ymerit, çdo ndryshim në zbatimin e ligjeve, përfshirë edhe shtyrjen e afateve apo masat e përkohshme, mund të bëhet vetëm nga Kuvendi i Kosovës.
“Problemi i parë që shoh unë, njohja e këtyre dokumenteve. Kur e ke një ligj të miratuar në Kuvend siç është Ligji për të Huajt, Ligji për Automjete, ligjet tjera, ndryshimet eventuale qofshin edhe të përkohshme, siç është shtyerja e afateve, mund të bëhen vetëm nga Kuvendi. Kuvendi e miraton dhe Kuvendi mund me amandamentu. Nuk ka drejt asnjë institucion në Kosovë. Ky është vendim i paligjshëm, nuk ka drejtë asnjë insittucion në Kosovë, prej presidentit e teposht që ka drejtë me vendos për suspendim të zbatimit ligjit për një kohë të caktuar”, ka theksuar ai në “VV Show”.
Ymeri ka vlerësuar se vendimi për njohjen e dokumenteve dhe zbatimin selektiv të ligjit për një kategori të popullsisë përbën shkelje të rendit ligjor dhe nuk lidhet me çështje etnike, por me respektimin e ligjit.
Ai ka shtuar se nëse ekzekutivi vlerëson se disa dispozita janë të pazbatueshme, atëherë duhet t’i drejtohet Kuvendit për ndryshime, duke propozuar edhe nene kalimtare.
Sipas tij, marrëveshja e arritur nga Kurti me përfaqësuesit e BE-së për të mos e zbatuar ligjin në tërësi përbën “veprim të paligjshëm dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare”.
“Nuk ka kjo të bëjë me komunitetin serb. Kur miratohet ligji dhe ka dipsozitat ligjore. Ligjin zakonisht e ben qeveria, kuvendi i miratin, i ndryshon disa nene sic ia merr mendja, momentin qe ai ligj votoehet per her te dyte ne kuvend dhe shpallet ne gaazete zyrtare, ai ligj eshte i zbatueshem. Duhet mu zbatu ne ploteni, pavaresisht qe ka nene qe munemi mos me u pajtu. Ske qare pa e zbatu.
Kryeministri e ka te njejtin obligim. Ai buron nga kuvendi, kur miratohet nje ligj ligji per te huajt, duhet me u zbatu en ploteni ose keshtu, qeveia me thanee i ka disa nene te pazbatueshme, me dergu ne kuvend, kuvendi me ba debat, dhe kuvendi me vendos, me vendos nene kalimtare. Ne ligjin per te huajt nuk ka nene kalimtare. Kurti në marrëveshje me përfaqësuesin e BE-së ka vendos me suspendu zbatimin e ligjit per nje pjese te caktuar te popullsisë, qe eshte komplet e paligjshme dhe keqperdorim i pozites zyrtare qe ka si kryeminister”, tha Ymeri.










