Në “Hill Dickinson”, Everton ka marrë një fitore spektakolare 3-0 ndaj Chelsea-t në sfidën e javës së 31-të në Premier League. Pas turpërimit në mesjavë nga PSG dhe eliminimit nga Champions League, “Blutë” kanë marrë një tjetër goditje, këtë herë në kampionat.
Protagonisti kryesor i takimit ishte sulmuesi nga Guinea, Beto, me dy gola të shënuar dhe asist në golin e tretë. Sfida u zhbllokua në minutën e 32-të, ku Beto dërgoi topin në rrjetë pas një asisti magjik të James Garner. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për vendasit.
Në minutën e 62-të, Beto dërgon për herë të dytë topin në portën e Sanchez, pas asistit të Idrissa Gueye. Në minutën e 76-të, ishte senegalezi Iliman Ndiaye, që shënoi një gol tejet të bukur me një goditje të fuqishme brenda zonës, pas asistit me kokë nga Beto. Everton fiton 3-0 dhe renditet në vendin e shtatë me 46 pikë, duke qenë në garë për një vend për në Kupat e Europës, ky synimi është në Conference ose Europa League. Chelsea mbetet në vendin e gjashtë me 48 pikë.
The post Pas turpërimit në Champions, Chelsea e pëson keq edhe në PL. Everton me fitore të madhe dhe futet në garë për Europën (video) appeared first on Telesport.










