Europa League: Freiburg dhe Celta Vigo dy çerekfinalistet e para. Lyon e mbyll këtu, shkon në shtesë sfida në Danimarkë

Kanë përfunduar tri takimet e para të kthimit në Europa League, ku janë mësuar dy ekipet e para çerekfinaliste: Freiburg dhe Celta Vigo.

Freiburg fitoi 5-1 ndaj Genk, ndërkohë që belgët kishin fituar 1-0 në shtëpi në ndeshjen e parë. Vendasit gjetën avantazhin me golin Vincenzo Grifo në minutën e 19-të, i cili shënoi me kokë pas topit të ardhur në zonë nga një goditje dënimi dhe Igor Matanovic dyfishoi shifrat në minutën e 25-të. Belgët ngushtuan shifrat në minutën e 39-të me Matte Smets, pas asistit të talentit grekt, Konstantinos Karetsas. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për Freiburg.

Gjermanët shënojnë fillimisht dy gola të shpejtë brenda 4 minutave në pjesën e dytë, me Grifo 53′ dhe Suzuki 57′. Në minutën e 79′ ishte Maximilian Eggestein që shënoi golin e pestë.

Në “Parc Olympique”, Lyon u mund 0-2 nga Celta Vigo. Ndeshja e parë në Spanjë kishte përfunduar në barazim 1-1. Për francezët u vështirësuan shumë gjërat pas kartonit të kuq të Moussa Niakhate, për ndërhyrje të ashpër ndaj kundërshtarit, në minutën e 20-të. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Sfida u zhbllokua në minutën e 61-të, ku spanjollët gjetën avantazhin me golin e Javier Rueda. Ferran Jutgla vulosi fitoren për spanjëollët në kohën shtesë.

Në sfidën tjetër, Nottingham Forest fitoi 1-2 në transfertën ndaj Midtjylland, por duke qenë se danezët kishin fituar 0-1 në javën e parë në Angli, ndeshja shkon në shtesë.

SHIKOGOLAT

The post Europa League: Freiburg dhe Celta Vigo dy çerekfinalistet e para. Lyon e mbyll këtu, shkon në shtesë sfida në Danimarkë appeared first on Telesport.